Bulliqi bën homazhe në Penuhë për 28 Nëntorin, nderon dëshmorët e atdheut

Kosova

Bulliqi bën homazhe në Penuhë për 28 Nëntorin, nderon dëshmorët e atdheut

Nga: A.M. Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 12:43
Shpejtim Bulliqi, së bashku me Fahri Restelicën dhe bashkëpunëtorë, gjatë homazheve në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Penuhë.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Penuhë, në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Së bashku me nënkryetarin Fahri Restelica dhe bashkëpunëtorë të tjerë, Bulliqi ka nderuar dëshmorët që sakrifikuan jetën për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.

Përmes një postimi, ai ka theksuar se heroizmi dhe përkushtimi i tyre mbeten pjesë e rëndësishme e historisë dhe frymëzim për brezat e ardhshëm.

“Me respekt të thellë kujtuam dhe nderuam dëshmorët tanë, bijtë dhe bijat që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Përkushtimi dhe heroizmi i tyre mbeten pjesë e historisë sonë dhe frymëzim për brezat që vijnë”, ka shkruar Bulliqi.

Ai ka përfunduar mesazhin me nderime për të gjithë të rënët për lirinë e atdheut, duke përcjellë urimet për 28 Nëntorin për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat