Kuvendi i Kryeqytetit ka miratuar vendimin për përkrahje financiare për fëmijët dhe të rriturit me autizëm dhe sindromën Down.
Lajmin e ka bërë të ditur Adelinë Sahiti nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale, e cila ka njoftuar se vendimi u miratua sot në Kuvendin e Kryeqytetit.
Përmes një postimi, Sahiti ka theksuar se ky vendim përbën një hap drejt mbështetjes së personave me autizëm dhe sindromën Down, si dhe familjeve të tyre.
Sipas saj, përmes kësaj nisme, Kryeqyteti synon të vazhdojë angazhimin për promovimin e barazisë, dinjitetit dhe gjithëpërfshirjes.
Megjithatë, në njoftimin e publikuar nuk janë bërë të ditura detaje për shumën e përkrahjes financiare, kriteret e përfitimit apo mënyrën e aplikimit.