Podujeva nderon dëshmorët në 28 Nëntor

Kosova

Podujeva nderon dëshmorët në 28 Nëntor

Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 17:50
Podujeva nderon dëshmorët në 28 Nëntor

Në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Penuhë janë bërë homazhe në nderim të të rënëve për liri.

Homazhet i kanë bërë kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetari Fahri Restelica dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Bulliqi tha se 28 Nëntori kujton sakrificën e shumë brezave për liri e pavarësi.

“Me respekt të thellë kujtuam dhe nderuam dëshmorët tanë, bijtë dhe bijat që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Përkushtimi dhe heroizmi i tyre mbeten pjesë e historisë sonë dhe frymëzim për brezat që vijnë”, theksoi Bulliqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat