Për nder 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë , të Flamurit Kombëtar, të paraqitjes së parë publike të UÇK-së dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari gjithandej hapësirës shqiptare, organizohen një varg aktivitetesh.
Në këtë kuadër, të shtunën pranë Katedrales historike të Prizrenit do të vendoset shtatorja e Nënës Terezë.
Vikari i përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi, pohoi se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë përurim.
“Të dashur miq, gjithçka gati për nesër (e shtunë, në 11:00) ku, solemnisht, do të bëhet inaugurimi i shtatores së Nënës Terezë dhe Sheshit që mban të njëjtin emër.
Prizreni do të shikohet ndryshe nga bota e shumë civilizimeve dhe kulturave. Mirë se vini!”, shkroi Don Zefi.