Moti sot dhe parashikimi për nesër

Kosova

Moti sot dhe parashikimi për nesër

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 08:34
Moti

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me origjinë nga jugperendimi i kontinentit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shtypja atmosferike përkohësisht  do të ulet nën vlerat e normales, duke krijuar kushte për një mot jostabil dhe të paqëndrueshëm, i percjell me erëra dhe reshje shiu, derisa në viset malore serish priten që reshjet e shiut të jenë të përziera me dëborë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Mot i ngjashëm do të mbajë edhe gjatë ditës së nesërme,  kurse nga dita e enjëte, pas reshjeve temperaturat minimale do të ulen rreth vlerave të zeros. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse nga dita e merkurë maksimalet parashihen të bijnë  deri në 5 gradë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat