Hoxha me komisionerin Hahn: Kosova ka perspektivë evropiane

Kosova

Hoxha me komisionerin Hahn: Kosova ka perspektivë evropiane

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 12:27
Dhurata Hoxha, ka takuar Johanes Hahn

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar Johanes Hahn, komisionar për zgjerim i Bashkimit Evropian, me ç ‘rast ka diskutuar për agjendën integruese të Kosovës.

Ministrja Hoxha ka theksuar përparimin e bërë në shumë fusha, që nga sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe fqinjësia e mirë.

Ministrja Hoxha ka kërkuar përkrahje nga Komisioneri Hahn veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik me theks të veçantë ndihmën per ndërmarrësit e rinj që do të ndikonte në shtimin e vendeve të punës.

 “Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është sukses yni i përbashkët, andaj, konsiderojmë se procesi do përshpejtuar për të vënë në fokus, përmbushjen e reformave adekuate dhe Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të përmbushë obligimet e MSA-së”, ka thënë Hoxha.

Ministrja Hoxha po ashtu ka theksuar rëndësinë e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve.

 Komisionari për zgjerim, Johanes Hahn, ka ritheksuar qëndrimin për perspektivën evropiane të Kosovës. Ai me këtë rast ka potencuar rëndësinë e implementimit të Agjendës Evropiane të Reformave dhe zbatimit të MSA.

 Komisioneri Hahn konfirmoi mbështetjen për Kosovën dhe perspektivën e saj evropiane si dhe mbështetjen për mnistren Hoxha në përpjekjet për të dinamizuar procesin integrues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat