50 shtëpi përplasin ashkalinjtë e Kosovës

Kosova

50 shtëpi përplasin ashkalinjtë e Kosovës

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 11:51
Shtëpitë

Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës përmes një kumtese për media ka shprehur indinjatë dhe zhgënim ndaj veprimeve të fundit të dy deputetëve që në kuvendin e Kosovës përfaqësojnë Partinë Liberale të Egjiptianëve dhe Partinë e Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi dhe Veton Berisha.

“Etem Arifi dhe Veton Berisha, të cilët me sjelljet e tyre kanë penguar në mënyrë direkte ndërtimin e  50 shtëpive humanitare për komunitetet romë, ashkalinjë, goran dhe boshnjak në Kosovë. Përmes veprimeve të tyre, deputetët Arifi dhe Berisha, kanë penguar me qëllim të përfitimeve personale e partiake ndihmën e ofruar për komunitetet e lartcekura”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, ky veprim i deputetëve bie ndesh me parimet e barazisë dhe pengon drejtpërdrejt zhvillimin dhe mundësinë për një jetë më të mirë të komuniteteve.

“Ne ju bëjmë thirrje zotërinjve që të heqin dorë nga kjo sjellje e pamatur dhe qëllim keqe e tyre dhe të na bashkohen që bashkërisht tu dalim në ndihmë komuniteteve tona”, thuhet në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat