Skenderaj vazhdon ciklin e dëgjimeve buxhetore me publikun - Bota Sot
Skenderaj vazhdon ciklin e dëgjimeve buxhetore me publikun

Kosova

Skenderaj vazhdon ciklin e dëgjimeve buxhetore me publikun

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 21:36
Skenderaj vazhdon ciklin e dëgjimeve buxhetore me publikun

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka bërë të ditur se kanë vazhduar ciklin e dëgjimeve buxhetore me publikun.

Ai ka thënë se vetëm kështu mund të bëhet hartimi i përbashkët i buxhetit.

Postimi i plotë:

Kemi vazhduar edhe sot me ciklin e dëgjimeve buxhetore me publikun, kësaj radhe me banorë të qytetit të Skenderajt dhe përfaqësues të lagjeve të fshatit Klinë e Poshtme.

Vetëm në këtë mënyrë, pra duke marrë pjesë në dëgjime buxhetore, ne si institucione lokale në njërën anë, dhe qytetarët nga ana tjetër, bëhemi bashkë-hartues te buxhetit për vitin e ardhshëm, si dhe bëjmë planifikimet për vitet tjera, 2020-2021.

Kam premtuar transparencë të plotë, dhe se do të jam i hapur me këdo për të bashkëpunuar në të mirë të qytetarëve të komunës së Skenderajt, pa dallim.

Një falënderim për të gjithë ata qytetarë që ishin sot në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, dhe kontribuan me kërkesa reale dhe pyetje nga më të ndryshme!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat