40 familje në nevojë do të zgjidhin çështjen e banimit në Malishevë - Bota Sot
40 familje në nevojë do të zgjidhin çështjen e banimit në Malishevë

Kosova

40 familje në nevojë do të zgjidhin çështjen e banimit në Malishevë

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 14:55
Gurthemeli për ndërtimin e Qendrës së banimit Social

(E plotësuar) - Në Malishevë është vënë gurthemeli për ndërtimin e Qendrës së Banimit Social i cili do të strehojë rreth 40 familje në nevojë. Kjo ndërtesë që pritet të zgjidh problemin e banimit për familjet me kushte të rënda jetese, është projekt i komunës së Malishevës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Kjo e fundit ka investuar me 600 mijë euro.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj tha se po realizojnë atë për çka janë përcaktuar si Nismë.

Begaj: Është një ndihmë për kategoritë në nevojë

“Është një ndihmë për të gjithë ato gjenerata, për ato kategori për të cilat jemi përcaktuar si Nismë,si qeveri komunale që si t’i mbështetim gjithë ata njerëz me kushte të rënda banimi”, tha ai.

Ndërsa, zëvendësministri i Punës, Çerkin Dukolli tha se me realizimin e këtij projekti po tregojnë përkushtimin e qeverisë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë.

Dukolli: Intagurimi tregon përkushtimin e qeverisë

"Inagurimi i këtij objekti sot tregon interesimin dhe përkushtimin që ka qeveria, respektivisht Ministria e Punës për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që kanë nevoja të banimit. Përtej asaj që është ligjor dhe mandat i ministrisë ne po punojmë në vazhdimësi me përkushtim maksimal për të bërë më të mirën të mundshme krahas nevojave qytetarëve dhe kërkesave që kanë. Është investim që Ministria e Punës e përkrah komunën e Malishevës me 600 mijë euro, përderisa pjesën tjetër e mbulon komuna e Malishevës", tha ai.

Ai tha se ky projekt do të zbusë nevojat që kanë banorët.

I pranishëm në vënien e gurthemelit ishte edhe kreu u Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Sipas tij, në këtë mënyrë Malisheva po zgjidh çështjen e të pastrehëve.

Limaj: Po zgjidhet çështja e të pastrehëve në Malishevë

“Projekt që do të strehojë 40 familje të cilat nuk kanë mundësi, shteti i Kosovës, komunat ,e kanë obligim të jenë afër atyre familjeve që nuk kanë mundësi vet të krijojnë kushte minimale për të siguruar jetesën e tyre, dhe për të krijuar një strehë të ngrohtë për fëmijët e tyre. Besoj që ky është një lajm i mirë për të gjitha ato familje që në këtë komunë kanë nevojë për një strehim, të fillojë një jetë të mirë e të mbarë nga investim i Qeverisë, me këtë ndërtesë që d të ketë së paku 40 banesa që do të tregojë 40 familje dhe përfundimisht besoj që komunës së Malishevës po ia zgjidh çështjen e të pastrehëve”, tha ai.

Vënia e gurthemelit për këtë ndërtesë u konsiderua e domosdoshme nga protagonistët e këtij projekti.

***

Në Malishevë është vënë gurthemeli për ndërtimin e Qendrës së banimit Social. Aty do të strehohen 40 familje në nevojë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj tha se në këtë mënyrë po zgjidhet çështja e të pastrehëve.

Ai tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe është lajmi më i mirë për familjet në nevojë dhe të gjithë. 

Ndërsa, kryetari i Komunës së Malishevës tha tregoi se projekti realizohet në bashkëpunim të komunës me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

I pranishëm ishte edhe zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, i cili tregoi se ministria e ka përkrahur komunën me një shumë për këtë projekt. Ai tha se synojnë që përmes realizimit të këtij projekti të zbusin nevojat e familjeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...