Përfaqësues të Katarit vizitojnë Vushtrrinë, ja çka do të ndërtojnë

Kosova

Përfaqësues të Katarit vizitojnë Vushtrrinë, ja çka do të ndërtojnë

Nga: N. Sh Më: 23 tetor 2018 Në ora: 16:54
Përfaqësuesit e Katarit

Përfaqësues të shtetit dhe organizatës “Qatar Charity” nga Katari janë pritur sot nga drejtues të Komunën e Vushtrrisë.

Nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Muzaqi ka pritur zëvendës Ambasadorin e Katarit, Ibrahim Bin Abdullah Al Dhaimi, si dhe shefin ekzekutiv të “Qatar Charity”, Yousuf Bin Ahmed Al Kuwari, me të cilët diskutoi për bashkëpunimin dhe investimet e mundshme në fushën e mirëqenies sociale, si dhe në infrastrukturën e Vushtrrisë.

Përveç projekteve në fushën e mirëqenies sociale, nënkryetari Muzaqi, në emër të Komunës së Vushtrrisë, përfaqësuesve të Katarit i ka dorëzuar projektin për ndërtimin e Tregut të prodhuesve vendor, si dhe ndërtimin e një Kopshti për fëmijë në Vushtrri.

Nga ana tjetër përfaqësuesit nga Katari shprehën interesim që të rrisin buxhetin e organizatës “Qatar Charity”, në mënyrë që të shtojnë investimet në Kosovë dhe në Vushtrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat