Kosova ka lidhje emocionale me diasporën

Kosova

Kosova ka lidhje emocionale me diasporën

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 17:28
Foto

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga nënkryetari Naim Ferati, kryesuesja e Kuvendit Kristina Gashi-Bytyçi si dhe drejtori i arsimit Afrim Llabjani, këtë të mërkurë kanë pritur një grup nxënësish dhe arsimtarë nga Suedia.

Aliu me këtë rast ka thënë se gjeneratat e reja çdo ditë e më shumë po shpërfaqin vlerat e larta dhe të vërteta të kombit, por edhe qytetarëve tanë që jetojnë në Suedi.

Ai ka thënë se Kosova ka lidhje emocionale me diasporën dhe konkretisht edhe me Suedinë.

Ndërsa, Raif Mehmeti arsimtar nga Suedia, ka falënderuar drejtuesit e Komunës së Ferizajt konkretisht kryetarin Aliu për pritjen e bërë ndërsa ka parashtruar pyetje nga më të ndryshmet lidhje me funksionimin e qeverisë lokale.

Ata po ashtu janë njoftuar edhe më funksionimin e punës së Kuvendit të Komunës së Ferizajt, por edhe me grupet parlamentare që e përbejnë Kuvendin e Komunës.

Në takim u tha se bashkëpunimi në mes Komunës së Ferizajt dhe bashkatdhetarëve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat