Hyland: Ndërmarrësia e ka bërë Kosovën të njohur në botën e veshmbathjeve - Bota Sot
Hyland: Ndërmarrësia e ka bërë Kosovën të njohur në botën e veshmbathjeve

Kosova

Hyland: Ndërmarrësia e ka bërë Kosovën të njohur në botën e veshmbathjeve

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 10:23
Pamje nga hapja e konventës

(E plotësuar) - Është hapur sot konventa e dytë vjetore e Industrisë së Veshmbathjeve të Kosovës, për promovimin e prodhuesve të veshmbathjeve.

Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se janë të përkushtuar në rritjen e bashkëpunimit në mes të investitorëve dhe prodhuesve në Kosovë.

Sipas tij, një produkt i prodhuar në Kosovë mund të plasohet në tregun e BE-së 30 përqind më lirë.

"Eksporti i Kosovës sipas MTI për vitin 2016-1017 është 20.5 milionë euro. Ndërsa importi është 228,6 milionë. Eksporti është 11 herë më i vogël dhe çmimi i importit është dy herë më i lartë. Duke parë se veshmbathja, dhe kjo industri mund të japë rezultatet tona, është me rëndësi të afrojmë prodhuesit me mësimin profesional. Kosova ka krijuar infrastrukturë ligjore. Një partner mund të investojë në Kosovë, nuk ka nevojë të shkojë shumë larg. Dua me nxit edhe projekte tjera të bashkëveprimit. Si Qeveri jemi të interesuar të rrisim bashkëpunimin dhe të sjellim bashkë investitorë për ju", tha ai.

E ngarkuara me Punë në Misionin e Shteteve të Bashkuara Colleen Hyland, tha se ndërmarrësia e ka bërë Kosovën të njohur në botën e veshmbathjes.

"Kjo industri shikon përpara dhe është shumë e definuar, është duke ngritur cilësinë dhe duke rritur sasinë e eksporteve dhe importeve. Kompanitë e këtij sektori në Kosovë mund të jenë krenare për arritjet dhe për prodhimin e brendeve botërore si 'MaxMara'. Kosova po i eksporton këto në BE", u shpreh ajo.

Kryetarja e Bashkëpunimit për Zhvillim së Ambasadës Suedeze, Nasrin Pourghazian, u shpreh se krahas rritjes ekonomike është rritur edhe mirëqenia e grupeve të margjinalizuara.

***

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe e Ngarkuara me Punë Colleen Hyland do të hapin edicionin e dytë vjetor të Konventës së Veshmbathjeve të Kosovës.

Fuqizimi i Sektorit Privat i USAID-it dhe Shoqata e Marketingut të Veshmbathjeve e Kosovës (KAMA) kanë hyrë në partneritet për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen e industrisë së veshmbathjeve në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...