Ky është parashikimi i motit për nesër - Bota Sot
Ky është parashikimi i motit për nesër

Kosova

Ky është parashikimi i motit për nesër

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 20:35
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Vranësirat më të theksuara do të shfaqen në jugperëndim dhe veriperëndim të vendit.

Siç thuhet në njoftim, temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Nuk parashihen reshje të asnjë forme as ditën e premte. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s/, thuhet në njoftim.

“Dita e premte do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira kalimtare. Vranësirat më të theksuara do të shfaqen në jugperëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse në orët e para në ultësira parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, por që qarkullimi i masave të ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa juglindore e kontinentit do të jetë aktive dhe do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e ajrit. Nuk parashihen reshje të asnjë forme as ditën e premte. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...