Për dy dekada shkelën të drejtat e familjarëve të personave  zhdukurve  në Kosovë

Kosova

Për dy dekada shkelën të drejtat e familjarëve të personave  zhdukurve  në Kosovë

Nga: Latif Mehmeti Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut e gjen Kosovën me shumë padrejtësi sa i përket çështjes për persona të zhdukur.

 Neni  3 dhe 4 nga Deklarata  Universale e të drejtave të Njeriut thotë: Gjithkush ka te drejtë të jetojë, të jetë i lirë  dhe të ketë siguri vetjake. Asnjeri nuk duhet të mbahet si skllav, ose çifti, skllavëria dhe tregtia e skllevërve janë të ndaluar në të gjitha format.

Dy dekada pas luftës familjet e mbi 1.650  personave që ende figurojnë të zhdukur,  ende nuk kanë arritur të paktën t’i gjejnë eshtrat e më të dashurve të tyre për t’ua ditur varret ku i kanë.

Kaq vjet pas lufte familjarët e personave të zhdukur janë injoruar vazhdimisht si nga institucionet ndërkombëtare të angazhuara në Kosove po ashtu edhe nga institucionet e vendit duke mos bërë atë që u takon si shtet. Këtë e dëshmuan edhe në bisedimet që po zhvillohen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ku pala kosovare edhe njëherë dështoi duke mos e futur si prioritet këtë çështje. Duke mos e kushtëzuar Serbinë me gjetjen dhe  dorëzimin tek autoritetet kosovare personat që ende figurojnë të zhdukur.

Institucionet e Republikës te Kosovës përpos qe po shkelin te drejtat e familjareve te personave te zhdukur ata po e shkelin edhe Kushtetutën e Republikës të Kosovës, sepse  Kushtetuta i obligon që të interesohen dhe të mbrojnë të drejtat e  njeriut  e  në ketë rast edhe për çështjen e të zhdukurve.

Çështjen e te zhdukurve liderët shtetëror e përmendin vetëm ne fushata zgjedhore dhe para bisedimeve me Serbin duke mashtruar familjaret dhe qytetaret qe çështja e te zhdukurve duhet te jete prioritet, edhe pse asnjëherë kjo teme nuk u diskutua.

Institucionet  e Kosovës në vend se të bëjë presion tek autoritetet serbe për gjetjen e personave të zhdukur, ajo po e ka komoditetin  që t’u krijojë favore çdo ditë në rend të parë vetë Serbisë, të cilës po ia hap rrugën drejt integrimit evropian pa asnjë kushtëzim dhe po ashtu serbëve të cilët jetojnë në Kosovë.

U bëjmë thirrje Presidentit, Kuvendit, Qeverisë së Kosovës, Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, dhe  të gjitha institucioneve ndërkombëtare, ambasadave te shteteve me ndikim e posaçërisht Ambasadës së  Shteteve të bashkuara të Amerikës të që shfrytëzojë ndikimin e vetë te qeverisa e Serbisë ashtu si vepruan  për vëllezërit Bytyqi   që të punojnë në zbardhjen e fatit të  zhdukurve që familjarët e tyre të dinë njëherë e përgjithmonë se ku i kanë varret e më të dashurve të tyre. Po ashtu kërkojmë nga institucionet që të mos mjaftohen vetëm me deklarata mediale, por të punojnë në këtë drejtim.

Familjarët e personave të zhdukur  dhe mbarë qytetarët e Kosovës. vazhdojnë të kërkojnë  respektimin e të drejtave të tyre, të dinë  për fatin e më të dashurve të tyre, të zhdukur gjatë viteve të luftës, dhe të drejtat tjera të garantuara me konventat ndërkombëtare.

Latif  Mehmeti

Shoqata për persona të zhdukur dhe viktima të luftës

“Përkorë”  Podujevë                                

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat