E vranë dhe e groposën në arën me hashash, dënohet me 20 vite burg njëri prej autorëve

Kronikë e zezë

E vranë dhe e groposën në arën me hashash, dënohet me 20 vite burg njëri prej autorëve

Më: 16 janar 2020 Në ora: 14:32
Elion Hysa

Është dënuar me 20 vite burg Hysni Ramaj i cili u shpall fajtor për vrasjen e Elion Hysës në korrik të 2018.

34 vjeçari i vrarë me plumb në kokë u gjet i varrosur në një arë me hashash në fshatin Shelqet të Krujës.

Sipas vendimit të Gjykatës së Krujës, Hysni Ramaj u shpall fajtor për akuzën vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim, mbajtje pa leje të armeve luftarake të kryer në bashkëpunim dhe fshehje të kufomës të kryer në bashkëpunim.

Në bashkim të dënimeve gjyqtarja Enkeleida Hoxha e dënoi me 30 vite burg por në aplikim të uljes së dënimit 1/3 pasi ka pranuar autorësinë, Hysni Ramaj perfundimisht do të vuajë 20 vjet burgim.

Vujatja e denimit do të fillojë nga dita e ndalimit 14 korrik 2018 dhe do të kryhet në një burg me sigurisë të lartë.

Sipas dosjes dhe dëshmisë të autorit dhe dosjes hetimore shkak për vrasjen u bë humbja e 50 kg hashash dhe borxhet.

Agron Tufa i akuzuar si bashkëautor nuk është arrestuar dhe vijon gjykimi i tij.

Trupi i groposur në arën me hashash u gjet 9 ditë pas denoncimit për zhdukjen e tij.

Ndërkohë ora roleks e viktimës dhe një varëse me medalion me ngjyre floriri do i kthehen familjareve te viktimes Klidi Hysa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat