Elbasan: Ja makina me të cilën u larguan autorët pas atentatit të Ardian Çapjas - Bota Sot
Elbasan: Ja makina me të cilën u larguan autorët pas atentatit të Ardian Çapjas

Kronikë e zezë

Elbasan: Ja makina me të cilën u larguan autorët pas atentatit të Ardian Çapjas

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 14:20
Makina me të cilën u larguan autorët pas atentatit të Ardian Çapjas

Kamerat e sigurisë kanë kapur makinën që kanë përdorur atentatorët pas plagosjes me snajpe të Ardian Çapja në Elbasan  më 8 qershor.

Çapja mori një plumb në shpatull dhe fraktura dhe u dërgua po atë ditë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Pak minuta më pas u zbulua dhe një  makinë e djegur Volksëagen Sharan" ku u gjet i djegur dhe snajperi me numër serie të fshirë.

Ndërkohë autorët e atentatit janë larguar me një tjetër makinë "Volksëagen Golf" (në foto)

Më 11 qershor 55-vjeçari Ardian Çapja la spitalin për të vijuar trajtimin në shtëpi, pasi ndodhej jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka dyshime për 3 persona si pjesmarrës në atentat. Krahas konflikteve me familjet e tjera në Elbasan hetuesit po verifikojnë një konflikt të Çapjas jashtë vendit. Ende nuk ka asnjë të arrestuar lidhur me krimin. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat