Arrestohet i dyshuari për disa raste të mashtrimeve

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për disa raste të mashtrimeve

Më: 20 janar 2022 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për mashtrim F.L nga një fshat i komunës së Drenasit.

I njëjti dyshohet se kishte marrë një makinën punuese nga një person dhe nuk e ka kryer obligimin e pagesës.

Po ashtu, ai dyshohet se është i përfshirë edhe në shumë raste të veprave penale “Mashtrim”, dhe i njëjti ishte në kërkim policor.

“Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan është informuar se 18.01.2022 i dyshimti   F.L. duke e vënë në lajthitje dhe mashtruar, nga pala ankuese ka marrë (blerë) një makinë punuese (eskavator) pa e kryer obligimin e pagesës. Njësiti i hetimeve pas veprimeve  mirë të organizuara policore  ka arritur në vend të ngjarjes, në fshatin Zhegovc-Gjilan  dhe kanë arrestuar të dyshuarin F. L. (1983)nga një fshat i komunës Drenasit”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë.

“I lartcekuri  dyshohet se është i involvuar edhe  në shumë raste të veprave penale Mashtrim, dhe i njëjti ishte në  kërkim policor. Rasti nën hetime”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat