Theret me thikë një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Prishtinë

Më: 1 prill 2022 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Një person është goditur me thikë në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se katër personat e dyshuar për këtë rast janë arrestuar.

Ndërsa, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Kurse, më vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Prishtinë,  31.03.2022 – 02:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në një rrahje me viktimën mashkull kosovar. Viktima është goditur me thikë dhe ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe pas marrjes së tretmanit të nevojshëm është liruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat