Grabitje në një pompë të derivateve, nën kërcënimin e armës hajni merr mbi 2 mijë euro

Kronikë e zezë

Grabitje në një pompë të derivateve, nën kërcënimin e armës hajni merr mbi 2 mijë euro

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një grabitje e armatosur në pompën e derivateve ‘Petrol Company’ në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë.

Mësohet se rasti ka ndodhur rreth orës 04:00, kur një person i maskuar, nën kërcënimin e armës ka grabitur nga punëtorët e kompanisë paratë në vlerë të mbi 2 mijë eurove.

Rasti është denoncuar në Polici, mirëpo ende nuk është identifikuar personi i dyshuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Grabitje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat