Aksidenti me fatalitet në Pogragjë të Gjilanit, arrestohet shoferi i veturës

Kronikë e zezë

Aksidenti me fatalitet në Pogragjë të Gjilanit, arrestohet shoferi i veturës

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 10:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar shoferin e veturës e cila u përfshi në aksidentin me fatalitet që ndodhi dje në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

I njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Rasti është nën hetime.

“Rr. e Fshatit Llovcë-Pogragjë, Gjilan 25.07.2022 – 14:00. Në aksident trafiku janë përfshi një automjet transportues civil dhe një veturë civile. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vozitësi i automjetit transportues viktima mashkull Kosovar”.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa vozitësi i veturës civile mashkull  kosovar është arrestuar  dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat