Rrahu gruan dhe motrën e saj, vushtrriasi lirohet në “procedurë të rregullt”

Kronikë e zezë

Rrahu gruan dhe motrën e saj, vushtrriasi lirohet në “procedurë të rregullt”

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Një burrë në Vushtrri ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe motrës së gruas së tij.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Dhunë në familje/Vushtrri 29.08.2022 – 00:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunën ndaj bashkëshortes dhe motrës së bashkëshortes dy viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti  në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat