Arrestohet për narkotikë personi i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës në Gjilan

Kronikë e zezë

Arrestohet për narkotikë personi i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës në Gjilan

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor Gjilan sot ka arrestuar GJ.H (1989), i kërkuar për substanca narkotike.

Në njoftim thuhet se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” me dënim burgimi prej një (1) vit, e pesëdhjetë (50) ditë.

Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’, e-mail:[email protected] dhe numrat kujdestarë: 192; 03850807001”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat