U gjet i shtrirë në rrugë, vdiq në QKUK

Kronikë e zezë

U gjet i shtrirë në rrugë, vdiq në QKUK

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Një person ka vdekur në QKUK, pasi u gjet i shtrirë në tokë, të premten rreth orës 7 e 30 në Prishtinë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në tokë.

Viktima është dërguar në QKUK në gjendje të renduar dhe më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat