Ngacmoi ish të dashurën, arrestohet një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Ngacmoi ish të dashurën, arrestohet një person në Prishtinë

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi sipas policisë e ka  përcjellë dhe ka tentuar ta bind ish të dashurën që të pijnë kafe.

Vajza kishte raportuar në polici se ky person vepron vazhdimisht njëjtë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajte.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka përcjellë dhe ka tentuar ta bind që të dalin në kafe ish të dashurën e tij, viktimën femër kosovare. Sipas viktimës i dyshuari vazhdimisht vepron njëjtë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajte”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat