Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se përfitoi 800 mijë euro përmes mashtrimit

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se përfitoi 800 mijë euro përmes mashtrimit

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Një person është arrestuar të martën në Gjilan.

Dyshohet se personi në fjalë ka përfituar hiç më pak se 800 mijë euro përmes mashtrimit.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia.

Sipas informacioneve, personi në fjalë dyshohet se i ka shitur disa herë disa parcela me shtëpi banimi.

Lidhur me rastin media ka pyetur edhe Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe është në pritje të një përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat