Ky është i arrestuari për kanosje dhe detyrim ndaj një 20-vjeçareje, qëndroi me të tri ditë në një hotel

Kronikë e zezë

Ky është i arrestuari për kanosje dhe detyrim ndaj një 20-vjeçareje, qëndroi me të tri ditë në një hotel

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 16:27
Ilustrim

Denoncimi i një 20-vjeçareje nga Obiliqi për kanosje dhe detyrim nga një person ka aktivizuar Policinë për arrestimin e të dyshuarit dhe nisjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave të rastit. I dyshuari tashmë ka rënë në prangat e Policisë dhe i njëjti ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi i arrestuar lidhur me këtë rast është Albert Bajrami, 27-vjeçar, i cili po dyshohet se ka kanosur viktimën, me të cilën kanë qëndruar në një hotel.

23-vjeçarja dhe i dyshuari kanë qenë së bashku për tri ditë me radhë në një hotel në Mazgit dhe gjithçka dyshohet se ka ndodhur me detyrim.

Gjatë kësaj periudhe, të njëjtat burime thonë se ndaj vajzës nuk është ushtruar dhunë fizike, por e njëjta është kërcënuar nga i dyshuari Bajrami.

Si rezultat i raportimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të sigurohet prezenca e të dyshuarit, me ç’rast i njëjti është intervistuar lidhur me veprat me të cilat ngarkohet.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij të nisin hetimet në drejtim të veprave penale “Kanosje” dhe “Detyrim”.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Prishtinës.

“Më datë 11.09.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprat e lartcekura ndaj viktimës femër kosovare.  Lidhur me rastin pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat