Ky është i dyshuari për tentim vrasjen në Graçanicë, ndalohet pas dy muajsh

Kronikë e zezë

Ky është i dyshuari për tentim vrasjen në Graçanicë, ndalohet pas dy muajsh

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Pas dy muajsh që nga tentim vrasja në Graçanicë, Policia ka arritur të sigurojë prezencën e njërit prej të dyshuarve që gjuajtën me armë zjarri në drejtim të një veture. I dyshuari ka përfunduar gjatë ditës së djeshme në ndalim policor.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që u ndalua lidhur me këtë rast është Avni Rexhepi, 26-vjeçar.

Rexhepi po dyshohet se bashkë me të dyshuarin tjetër Marinero Merdini, më 19 tetor, derisa ndodheshin në një veturë kanë shtënë me armë në drejtim të një automjeti tjetër në lëvizje, ku ishin disa të rinj.

Motivet e incidentit janë të panjohura, por ajo që dihet është se rasti po hetohet në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë”.

Arrestimin e të dyshuarit Rexhepi e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Në lidhje me rastin është raportuar se me 18.12.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat