​Përfundon dita e pestë e kërkimit të një personi në Leposaviq

Kronikë e zezë

​Përfundon dita e pestë e kërkimit të një personi në Leposaviq

Më: 1 prill 2024 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, ekipi i zjarrfikësve dhe ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, po vazhdojnë kërkimin e një qytetari të zhdukur nga Leposaviqi.

Tanimë është bërë dita e pestë që ai po kërkohet në territorin e Leposaviqit dhe në lumin Iber.

Sipas Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, pas thirrjes nga Policia e Kosovës për ndihmën në gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq.

Ekipet e tyre janë aktivizuar nga data 27 mars, ku ende është duke vazhduar kërkimi për gjetjen e qytetarit nga Leposaviqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat