Vajza qëllon veten me armë derisa po bisedonte në Snapchat

Kronikë e zezë

Vajza qëllon veten me armë derisa po bisedonte në Snapchat

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 20:46
Ilustrim

22 vjeçarja qëllon dorën dhe thyen telefonin e saj derisa bënte fotografi me armën.

Një vajzë 22 vjeçare kishte qëlluar dhe plagosur vetveten derisa po bënte fotografi me një armë gjatë bisedës në aplikacionin e mesazheve Snapchat.

Vajza në Deltona të Floridës, ishte duke pozuar me pistoletën e xhaxhait të saj e cila ishte e kalibrit 40-të, në mbrëmjen e së dielës kur ajo aksidentalisht tërhoqi këmbëzën, sipas policisë.

Vajza u tha policëve se ajo po “luante” me armën kur ajo aksidentalisht qëlloi në telefonin e saj duke i shkaktuar lëndim gishtave të saj.

E shtëna u dëgjua nga halla e saj e cila vrapoi për në vendin e skenës dhe e dërgoi mbesën e saj në spitalin e Floridas.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat