Babë e birë vdesin për 48 orë

Kronikë e zezë

Babë e birë vdesin për 48 orë

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 15:36
Ilustrim

Brenda dy ditësh, një familje nga Simnica e Gostivarit ka humbur dy anëtarë të familjes, të cilët dyshohet se janë infektuar nga bagëtitë.

Sipas mjekëve në klinikën e Gostivarit, dy viktimat janë babë e bir, të familjes Miftari. Babai ka vdekur të hënën, ndërsa i biri 24 vjeçar sot, të mërkurën.

Në Klinikën Infektive në Shkup, janë sjellë edhe dy pacientë nga ky rajon me të njëjta simptoma si dy viktimat që pësuan nga sëmundja ngjitëse. Shkaku i sëmurjes së tyre ende nuk dihet, por simptomat që kishin viktimat ishte temperatura e lartë, ethe dhe barkqitje.

Jo-zyrtarisht besohet se viktimat janë sëmurë nga pickimi i rriqrave, andaj edhe dy rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive po mbahen nën mbikëqyrje.

Mjeko-ligjorët ende nuk kanë kryer autopsinë për ta kuptuar shkakun e vdekjes.

Nga Instituti i Shëndetit Publik thanë se nuk kanë informacione për këtë rast dhe se për këtë gjë është kompetente ministria e shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë pritet të prononcohet gjatë ditës për këtë gjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat