Atentati në Shijak/Detaje, si u qëllua me 15 plumba makina e blinduar e biznesmenit

Kronikë e zezë

Atentati në Shijak/Detaje, si u qëllua me 15 plumba makina e blinduar e biznesmenit

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 19:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Burime nga policia kanë dhënë detaje në lidhje me atentatin që u bë ndaj biznesmenit, Dashamir Gjoka në hyrje të Shijakut, ku mendohet se të paktën 15 janë zbrazur mbi makinën e  tij.

Mësohet se një person ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonte Gjoka dhe vajzat e tij, por fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk ka pasur të lënduar. Automjeti me të cilin udhëtonte familja Gjoka është i blinduar dhe kjo ka qenë arsyeja se si përfunduan të palënduar personat që ndodheshin në makinë.

Sipas policisë, dyshohet që të këtë qëlluar vetëm një person i cili ishte kamufluar afër vendit të ngjarjes.

Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes, teksa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake dyshohet që ngjarja të ketë motive hakmarrje, duke marrë shkas nga e kaluara kriminale e Gjokës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat