U vidhte para klientëve nga xhirollogaritë, arrestohet punëtorja e bankës

Kronikë e zezë

U vidhte para klientëve nga xhirollogaritë, arrestohet punëtorja e bankës

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Një punëtore e një banke është arrestuar nga Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit me dyshimin e bazuar se e njëjta në vazhdimësi gjatë periudhës një vjeçare u ka tërhequr nga xhirollogaritë private vlera monetare të ndryshme klientëve të bankës.

Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje. Rasti sipas Policisë ka ndodhur në Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat