Gjendet në Ferizaj personi që u largua nga shtëpia pasi humbi 10 mijë euro në lojërat e fatit

Kronikë e zezë

Gjendet në Ferizaj personi që u largua nga shtëpia pasi humbi 10 mijë euro në lojërat e fatit

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Viktima mashkull i raportuar nga familjarët si i zhdukur në polici është gjetur në qytetin e Ferizajt. Policia ka njoftuar se ai është gjetur pa ndjenja në një rrugë në Ferizaj ndërsa me ndihmën e familjarëve është sjell për intervistim.

Viktima ka deklaruar se pasi kishte luajtur dhe humbur në  lojëra të fatit  shumën prej 10.000 (dhjetëmijë) €, nga depresioni ishte larguar nga shtëpia.

I njejti ka marrë edhe ndihmë mjekësore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. ”Ferizajt”, Gjilan 31.05.2018-19:30-14:15. Viktima mashkull Kosovar/Shqiptar, i raportuar person i zhdukur, është gjetur me datë, 01.06.2018, në qytetin e Ferizajt, prej nga është sjellë me ndihmën e familjareve për intervistim në Polici. Viktima ka deklaruar se pasi kishte luajtur dhe humbur në  lojëra të fatit  shumën prej 10.000 (dhjetëmijë) €, nga depresioni ishte larguar nga shtëpia. Viktima pa ndjenja është takuar nga qytetarët në një rruge të Ferizajt, ku edhe ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal Ferizaj. Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, rasti mbyllet me raport të veçantë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat