I dënuar për kultivim kanabisi, kapet nga policia 39 vjeçari shkodran

Kronikë e zezë

I dënuar për kultivim kanabisi, kapet nga policia 39 vjeçari shkodran

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 19:51
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 39 vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

Në pranga ka përfunduar Pal Pepaj, banues në fshatin Grudë e re të Shkodrës. I riu është dënuar nga gjykata e këtij qyteti me 3 vite burg për kultivim të kanabisit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat