Ura e rrezikshme në Bicaj të Kukësit, banorët në Përbreg të alarmuar: Na përmbyt Fierza

Kukësi

Ura e rrezikshme në Bicaj të Kukësit, banorët në Përbreg të alarmuar: Na përmbyt Fierza

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 18:20
Ura e rrezikshme në Bicaj të Kukësit

Banorët e Bicajt ndihen të rrezikuar pasi lëvizin çdo ditë në urën që është jashtë çdo lloj parametri të sigurisë. Ndërsa në fshatin Përbreg përmbyten sa herë rritet niveli i liqenit të Fierzës.

Ura e fshatin Bushat në njësinë Bicaj, e ndërtuar 35 vite më parë po degradon çdo ditë e më shumë, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve në drejtim të qytetit të Kukësit.

Lëvizja mbi urë është e vështirë pasi është e ngushtë dhe nuk ka barriera mbrojtëse. Kjo urë u shërben rreth 500 banorëve, ndërsa bashkia premton se së shpejti do të ndërhyjë për rikonstruksionin e saj. 

Rreth 30 familje në fshatin Përbreg, të Njësinë Administrative Tërthore janë të rrezikuar nga përmbytjet sa herë rritet niveli i liqenit të Fierzat.

Ndërkohë, bregu i liqenit është i mbushur me mbeturina plastike si dhe mbetje spitalore, duke përbërë rrezik për shëndetin e tyre.

Fenomeni ndodh të paktën dy herë në vit, kur niveli i ujit në Liqenin e Fierzës shkon drejt kuotës maksimale, ndërsa banorët nuk janë kompensuar asnjëherë për dëmet në bujqësi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat