Rama jep lajmin: Nisin fluturimet drejt Zyrihut e Stambollit nga “Flatrat e Veriut”

Kukësi

Rama jep lajmin: Nisin fluturimet drejt Zyrihut e Stambollit nga “Flatrat e Veriut”

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 23:47
Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Flatrat e Veriut”

Sot kanë nisur fluturimet drejt Zyrihut dhe Stambollit nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Flatrat e Veriut”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama, i cili përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se 120 pasagjerë kanë mbërritur sot nga Zyrihu në Kukës, me një cilësi të lartë fluturimi shërbimi dhe çmime ekonomike.

Postimi i plotë:

Air Albania hap krahët edhe në “Flatrat e Veriut”

Sot nisën fluturimet drejt Zyrihut dhe Stambollit nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit

Ndërkohë që 120 pasagjerë mbërritën nga Zyrihu në Kukës.

Me cilësi të lartë shërbimi dhe çmime ekonomike, Air Albania ka synim që shumë shpejt të shtojë destinacione për shqiptarët, dhe jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat