Akuzat për blerje votash në Kukës, reagon kryebashkiaku Safet Gjici

Kukësi

Akuzat për blerje votash në Kukës, reagon kryebashkiaku Safet Gjici

Më: 12 maj 2023 Në ora: 11:53
Safet Gjici

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit për '14 Majin', Safet Gjici, ka dalë publikisht para mediave për të sqaruar ngjarjet që trazuan qytetin një natë më parë. Duke mohuar se kishte shit-blerje votash, ai thekson se në pamje ishin vetëm njerëzit e tij që dalin në terren për të kontrolluar territorin, e sipas tij, për ta mbrojtur nga bandat. 

Më tej, ai bën thirrje që të bllokohen të gjitha makinat me targa të huaja dhe me xhama të zinj që lëvizin në zonë. Ai shton, se kanë më shumë prova që do t'i dërgojnë para organeve ligjzbatuese.

“Video kishte pamje që njerëzit tonë dalin në terren për të kontrolluar furgonin e bandës që blejnë vota ditë për diell, janë turrë si hiena në çdo njësi administrative vetëm për të blerë vota dhe për të bërë presione, video tregohet qartë që s’ka as armë as para. Ne jemi në kontroll, kontrollojmë territorin nga bandat dhe furgoni i bandave që i ka rreth kandidati i Non Gratave.

Të bllokohen të gjitha makinat me targa të huaja dhe me xhama të zeza që lëvizin në territor. Kemi prova dhe video dhe do i çojmë në organet ligjzbatuese”, tha Gjici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat