Nuk më njohe kurrë çfarë gënjeshtari - Bota Sot
Nuk më njohe kurrë çfarë gënjeshtari

Kultura

Nuk më njohe kurrë çfarë gënjeshtari

Nga: Yll H.Ymeri Më: 7 janar 2019 Në ora: 17:02
Yll H.Ymeri

Zemra është një kutiz që mbanë brenda miliarda copa ndjenja,dëshira e dhimbje.

Gjërsa të gjithë bënin gjumin e qetë unë rrija e ulërisja në letër si i çmendur që nuk lodhej kurrë së bërtituri për gjërat që vërtiten nëpër kokë.

S’është për t’u çuditur kur disa njerëz kalojnë vite së bashku dhe se njohin njëri-tjetrin sepse gjithënjë njëri është i mbyllur,mbanë sekrete e s’bënë drama.

 E dashur,e di pse s’më njeh ti mua?!

Sepse tërë ato vite që kaluam ti ishe ligjeruesja e jetës tënde e unë isha psikologu yt.

E di një ditë tregoje për një mori vuajtjesh tua duke qarë në krahërorin tim e ditën tjetër s’munde ta ndaloje vetën së foluri nga gëzimi që të kaplonte e ku s’kishte pauza të bëje pyetjen një sekondëshe:-“po ti?”

Unë mbaja mbi vete një thes historish tua që tregoje e mbrena zemrës të mbaja ty si një e vogel që kërkon ngrohtësi.

Në fund e di pse dola unë gënjeshtar?

Se unë e fsheha dhimbje time thellë në historit tua,i fsheha lotët në kapakët e syve t’mi të lodhur,isha gënjeshtar  sepse të gënjeva ty dhe vetën time që në vend të ulja kokën e të bërtisja nga dhimbjet unë e qova e buzëqesha që ti të jeshë mirë.

Në vend që t’i thoja fjalët që kisha mbrenda unë i shkruaja dhe i digjësha para se të flija.

Unë isha mashkull e dashur,e meshkujt nuk qajnë në sytë e të tjerëve por qajnë në një qoshe të një dhome të errët ose qajnë mbrenda vetës!

Një gjë se kuptove asnjëherë,unë isha shkrimtar nuk dija t’i thurja dhimbjet me zë po lapsi i thurte ato fjalë thellë në zemër që ishin strukur,lapsi ishte ai që e rëndonte fletën me lotët e mi.

Prandaj ne shkrimtaret trillojmë lumturinë në librat e publikuara e fshehim të vërteta në një sanduk të varrosur nën dhe.

Prandaj unë di të aktrojë sikur përsonazhet në rrëfimin tim!

Por prapë edhe pse s’do më kuptosh asnjëherë unë do vazhdoj të dua e vogla ime...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...