Tri përmbledhjen poetike për të rritur

Kultura

Tri përmbledhjen poetike për të rritur

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 10 janar 2019 Në ora: 11:23

Poetja Mirishahe Elshani nga Suhareka  me poezi merret që nga bankat e shkollës fillore - ku edhe e tregoi talentin e saj poetik. Deri më tani kjo poete e vyeshme ka botuar tri përmbledhjen poetike për të rritur me titullin "Shi dhembjesh", "Dhembjes i besoj" dhe "Mëkatet e dhembjes".

Në poezitë e saja Mirishahe prezanton çastet e dhembjeve të përditshmërisë sonë të cilat shndërrohen në muza fjalësh dhe arrijnë  për t´u ngritur në vargje, duke e pasuruar botën shpirtërore të një poeteje, e cila falë gjetjes se figurave të pashembullta nxjerr në pah shqetësimet e saja, dhe shkon edhe më larg, kur e vetmja shpresë e saja në jetë i beson vetëm poezia.

Kjo është poetja nga Theranda Mirishahe Elshani, studente  e cila diti aq mjeshtërisht ta ndaj kohën e artë përkatësisht vargun e bukur të poezive me lexuesin, ku edhe ky i është mirënjohës për vargun e saj plot optimizëm dhe dëshirën  për ndryshim dhe bashkim.

Image
Poetja Mirishahe Elshani

E kjo ma së miri shihet në vazhdimësi në një poezi të cilën po e prezantojmë më poshtë rë shënuar e cilat është e pajisura me figura stilistike që ia japin vlerën artistike vëllimit poetik të kësaj poete te vyeshme.

Mirishahe Elshani

Acar ne zemër

Akull jam në shpirt

Më mbyllen të dy sytë

Nga loti i ngrirë në qepalle

Kjo jetë është vdekje e gjallë

Dielli ka kohë që ka perënduar

Në mëshirë të kohës ka mbetur

Në këtë tokë të vjetër

Jam as gjallë as vdekur

Betejave të ashpra për liri

Për tokën e të parëve të mi

Kisha pranë udhën e yjeve

Të atyre që bëjnë dritë në përjetësi

Detit të shpirtit të pa skaj

Shëtis me lot e vajë

Kjo dhembje e pa shëruar

A ka ilaç për ta shëruar

Në flakën e tij digjem

Nga hiri përsëri ngritëm

Ti mblidhi eshtrat e lënë udhëkryqeve

Të jetës për jetë a vdekje

Çfarë ti them vetes

Me të njëjtën plagë atdheu

Çfarë ti them të vërtetës

Gjaku ynë i shenjtë Skënderbeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat