Rrugëtimi poetik e letrar i poetit Zymer Mehani - Bota Sot
Rrugëtimi poetik e letrar i poetit Zymer Mehani

Kultura

Rrugëtimi poetik e letrar i poetit Zymer Mehani

Nga: Murat V. Gashi Më: 15 korrik 2019 Në ora: 07:01
Kopertina e librit

Poemthi “Jeton Gona n’zemrat tona” dhe përmbledhja poetike “Flas me Sandokanin” janë dy vëllime poetike të shkrimtarit, poetit dhe kritikut Zymer Mehani, të konceptuara, e para në shtatë kapituj, ndërsa libri i dytë me poezi “Flas me Sandokanin” me vargje përkushtuese dhe me një “album poetik”, që lexuesit përmes vargjeve i ofron fizionominë dhe rrugëtimin e tij jetësor poetik e letrar. Librat janë zhanër poetik që dallojnë shumë si për nga stili i vargjeve poetike, ashtu edhe përnga struktuara e përgjithshme lirike e letrare e derisotme e këtij autori, që unë do të thosha , e ushqyer me shpirtin e atdheut, duke na kujtuar

Rilindësit e shekullit të kaluar dhe fillimin e këtij qindjvetshit në letërsinë bashkëkohore shqipe. Në një formë është ndalur bukur mirë në kohën e lavdishme të UÇK-së, e cila i dha nder jo vetëm atdheut, por edhe lirisë dhe kombit shqiptar. Në këta dy libra me poezi, autori përmes vargjeve, që herë- here shpërthen si lavë vullkani, ku përdor shumë figura stilistike, na kujton, me dashurinë, dinjitetin njerëzor, sakrificën, se si duhet atdheu dhe liria. Me këto vepra, Zymer Mehani, që nga faqet e para jep porosinë që prore të ndjekim rrugën e dëshmorëve dhe t’i ruajmë vlerat e luftës së lavdishme të UÇK – së, si dhe përherë t’i nderojmë dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës. Libri poetik “ Flas me Sandokanin “ është shkruar me një mbarësi dhe art të qëndisur bukur të vlerave letrare kombëtare, ku autori përmes vargjeve preokupohet me dashurinë, trimërinë, guximin, besën dhe sakrificën për lirinë e atdheut, jo vetëm të Kosovës, por edhe mbarëkombëtare të trim Abedin Rexhës me bashkëluftëtarët e tij , ku jeta e tij përshkruhet me një frymë, shpirt lirie kronologjikisht deri më sot.

Në poezinë : “Ju me gjokse të gurta… ( Sandokanit me bashkëluftëtarë), poeti Zymer Mehani këndon:

Image

Ju, me gjokse të gurta

E me zemër sa bjeshka

………………..

………………..

E mbytët kuçedrën

Me pesë a gjashtë kreshta

Kësaj toke i dualët zot

Si në Motin e Madh

Ai Gjergj Kastirot….

Me sytë tanë vetë ju pamë

Në atë natë të zezë

Kur hasmit i bëtë mandatë….

………………..

………………..

Këtu poeti Zymer Mehani përdor shprehjet kuptimplota: Motin e Madh, i bëtë mandatë etj….që te lexuesit transmeton tinguj e vargje me një melodicitet ose simfoni natyrore. Edhe pse dëshmorët karshi arsenalit ushtarak serb nuk ishin të barabartë, megjithatë Sandokani me bashkëluftëtarët e lirisë i dolën zot atdheut.

Pastaj, poeti Zymer Mehani, në poezinë: “Kur ike…” figurativisht shpreh dhimbjen për figurën kolosale të Sandokanit, sepse ky yll lirie shumë i mungon qiellit të Dardanisë,… qiellit i mungoi edhe kaltërsia…Kjo na rikujton ato vite, kur qielli i Dardanisë u mbulua me tymin e zi nga lufta e pabarabartë me pushtuesin serb.

KUR IKE….

Qiellit i mungoi kaltërisa

E lapsit tim vargu

Dhe kitarës iu këput një tel

Melodi pa nota në pentagram

Ti kur ike

Maleve kryelarta u humbi freskia

Lumenjtë e kësaj toke

Rridhnin me turbullimë

Ngjyrat e ylberit krejt u tretën

Gjithkah mot i trazuar, me stuhi e suferinë

Ti kur ike, o trim, nga muri ra një gur

E gjaku që derdhe u ngjit në Flamur.

Shpirti i poetit Zymer Mehani përmes këtyre vargjeve lirike duket se nuk është larg prej Rilindëseve, ku pershkruhet jeta e një kohe të brishtë nën sundim, duke i dhënë dritë vuajtjeve, represioneve mbi popullin tonë të lashtë, që kërkon lirinë e vet dhe të drejtën historike kombëtare. Mehani i jep gjallëri, motivacion vetes dhe popullit përmes frymëzimit poetik. Ai përmes vargjeve poetike shtjellon mendime të thella që nga poezia e parë e deri tek e fundit, jo vetëm në përmbledhjen poetike “ Flas me Sandokanin “, por edhe te poemthi “Jeton Gona n’zemrat tona”, ngase poeti gjen frymëzim të thellë, duke fut shpirtin e tij të dhimbjes në motivet dhe mesazhet e vargjeve, me një art të lartë intelektual, vlera të cilat dëshmojnë për rrafshin atdhetar e kombëtar duke krijuar një opus shumëdimensional në krijimtarinë e tij letrare. Krijuesi Zymer Mehani, përmes vargjeve poetike në poemthin “Jeton Gona n’zemrat tona”, lexuesve u zgjon kurreshtje, u jep apetit sa të ëmbël, po aq edhe të dhimbshëm për dëshmoren Antigona Fazliu, por edhe për fatin e brezave të ardhshëm drejte shtigjeve në “ Dritën e Lirisë “, ku krijimtaria e tij letrare, poetike dhe artistike brumoset me diellin frymëzues, në saje të muzave që i vijnë, sidomos kur kujton luftën për liri. Gjithashtu, vargjet për dëshmoren Gonë, tregojne për qëndresën e heroinës së re, për ruajtjen e atdheut, që rrezaton si një meteor drite, që kurrë nuk shuhet. Autori Zymer Mahani për asnjë çast nuk iu ndal vargjeve atdhetare për dëshmorët dhe luftën heroike të UÇK-së, siç vërehet shumë bukur edhe te libri poetië “Jeton Gona n’zemrat tona”. Kjo duket sikur dielli që e pushton natyrën dhe i jep dritë, ashtu edhe poetin e pushtoi lufta e Gonës për liri. Prandaj poeti është i lidhur me gjithë shpirt me figurat emblematike, si të Antigona Fazliut, Adem Jasharit, Sandokanit ( Abedin Rexha) e me UÇK –në.

Poezitë e krijuesit Zymer Mehani reflektojnë me bagazhin e tij artistik, duke shkruar për epokën e re historike dhe për protagonistët e saj dhe dëshmorët. Kështu nga libri poetik “Jeton Gona n’zemrat tona” , poezia e parë na fascionon shumë:

Tokë drenicase

………………..

………………..

Rrënjët e lirisë i kërkove,

I gjete thellë trupit tënd

Në rrugë e sipër drejt fitoresh

Kundër mynxyrës e plojës

Me betim të Adem Jasharit,

Të Sandokanit e të Antigonës

Gatuar në zemrën e popullit

Në eshtrat e trollit….

………………..

………………..

Me këto vargje, poeti Mehani shpalos rrënjët e atdheut, ku brez pas brezi luftuan shqiptarët liridashës për të mbrojtur atdheun për të ruajtur identitetin kombëtar. Autori shfaq lartësinë, dhuntinë e tij krijuese të një arti, sa të lashtë, aq edhe modern, që në brendësinë e vargjeve duket sikur jeton në kohën e Rilindësve. Por në fakt. Poezi Mehani është një krijues modern me një stil të veçantë poetik e artistik dhe frymëzues, ku lexuesit mund të marrin shumë nga librat poetikë të tij. Pastaj poezia e dytë në librin “Jeton Gona n’zemrat tona”:

Bukuroshja e Lirisë

…………………

………………..

U bë dritë

Në mes të territ

Shpëtimtare

N’zjarr të ferrit

E duke kënduar

Dua t’qaj njëherë

Dhimbja t’më qetësohet

Për motrën e vlerë

Gone, moj lulëkuqe

Jona krenari

Dhimbja ecën qetas

Nëpër dashuri

T’kam gjerdan lirie

N’t’miat poezi…

Përmes këtyre vargjeve artistike shihet qartë arti modern i Zymer Mehanit, i cili përmes vargjeve moderne depërton te lexuesit, që përmes këtyre vargjeve u dhuron emocionalitet dhe inspirim.

Poeti, Zymer Mehani është edhe kritik letrar dhe krijues me një botë të pasur mendimesh, dhimbjesh e krenarie kombëtare, që kapërcen të gjitha barrierat e krijimtarisë letrare, duke i hapur rrugë letërsisë shqiptare drejt një udhëtimi të pakthim për te lexuesit. Ai me një objektiv të qartë atdhetar, me veprat e tij kërkon t’u dhurojë lexuesve “ Një meshar të ri “ të ditëve të sotme dhe të ardhme, të një germuesi profesionist ndaj krijimeve poetike të autorëve të ndryshëm shqiptarë, me veprat artistike, me të cilat autori vazhdon të hyjë në ruajtje si vlera artistike krijuese shqiptare për breza e breza. Ndaj, unë si lexues i librave poetikë të poetit, shkrimtarit Zymer Mehani, jam mirënjohës dhe në shenjë të kësaj mirënjohjeje të thellë, dhashë vështrimin tim duke e falënderuar z. Mehanin si një “ personazh “ me përmasa meteore, që është frymëzuar duke shfrytëzuar gjithë energjinë shpirtërore në shërbim të letërsisë shqipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...