Sot nis festivali Anibar - Bota Sot
Sot nis festivali Anibar

Kultura

Sot nis festivali Anibar

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 07:36
Anibar

Festivali Anibar Animation sivjet mban edicionin jubilar prej 15 deri më 21 korrik në Pejë me temë “Frika dhe Shpresa”.

Rreth 300 filma të animuar, me një llojllojshmëri te pasur artistike me temë kryesore shpresën dhe frikën, do të shfaqen në kuadër të festivalit.

Drejtori i Festivalit, Vullnet Sanaja, ka bërë të ditur më herët se në këtë vit jubilar të këtij festivali, do të kenë një përfshirje të aktiviteteve të ndryshme që do të shfaqen në 5 kinema të Pejës.

Në edicionin e 10 të festivalit do të jenë 300 filma të animuar, 15 programe speciale, 4 workshope për të ri, 3 master-klasa dhe mysafirë specialë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...