Si jemi bërë...

Kultura

Si jemi bërë...

Nga: Zymer Mehani Më: 25 dhjetor 2019 Në ora: 10:09
Zymer Mehani

Ende thur vargjet e mia

dhe melodinë e jetës ende e luaj

Rruga jonë shumë e gjatë është,

por jeta është e shkurtër

E shikimet shpeshherë

vetëm me një fjalë i kemi zgjatur

Edhe pikëllimin prej fjalës bërë e kemi,

fare pa u matur

Edhe dashurinë si fjalën e kemi thyer,

por jemi zhgënjyer

E në vend se të duhemi,

jemi duke u urryer, si ujq duke u shqyer

Maskë syzash mbajmë në sy,

përplot dyftyrësi dhe dinakëri

Që të mbulojmë gënjeshtra,

të palara, të zeza, pabesi

Tani kemi shumë fytyra,

pesë, gjashtë, shtatë a tetë

Jemi hipokritë, s’e mohojmë,

na duket gjë e lehtë

Prej fjlëve e krijuam dashurinë,

miqësinë dhe besimin

Me fjalë dashurinë e shndërruam në urrejtje,

ia dham dënimin

Dhe me fjalë si me plumba e vramë,

porsi një bishë të tërbuar

E tash n’zemra kem plot vrer, urrjetje,

jemi të zemëruar

Sepse gjithçka po duam që të jemi,

këtë lirisht po e themi

Por vetëm njerëz s’po duam të mbesim,

duam t’jem soj demoni

Ky qenka njeriu i kohës së sotme

dhe aspak s’shëmbëlleka me ata t’kohëve të moçme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat