Takim në karantinë

Kultura

Takim në karantinë

Nga: Fatmir Lohja Më: 20 maj 2020 Në ora: 08:09
Fatmir Lohja

Pas rreth dy muajve në karantinë, me maska në fytyrë,te rrugicat e lagjes,në ilegalitet të plotë, takohen zotni Coli,me zotni Lolin. Ndonëse u digjej xhani, vetëm mbajat e këpucve tokën, për përshendetje. Nuk po u besonin syve. Sëpaku, si njëri ,edhe tjetri, gjatë asaj kohe , qenë shtuar nga katër, deri pesë kilogram. Nuk mund të rrinin pa u gërga, ndonëse ende nuk qenë çmallë.

Po më dukesh më i bukur.

Po më dukesh më i trashë.

Do të mundohem të gjej një nuse të re, se mjaft e ke mbajtur atë plakën .

Të këshilloj, të mos dalësh në rrugë, se tmerron banorët e lagjes.

…………………..

Një e trokitur e lehtë, nga xhami i barit të lagjës,u ndaloi hovin e komplimentave. Nga brënda, pronari i ftonte me gishtin tregues. Edhe t’u kishin falur tërë kazanë, nuk do të gëzoheshin me shumë, se sa nga ftesa e papritur. Me derën e hapur fare pak, me largësi sociale, si ilegalët, u futën brënda në lokal I pari CoI , dhe pas tij Loli.

Mos të bëjmë dëm?- e pyetën një zëri .

Ju ka ftuar vetë zoti Ali,- dhe me sy u tregon, se ku qe ulur ai.

Ai është i plotfuqishmi i lagjes ,a e di? Ne atë kemi frikë në këtë karantinë,- folën të dy ,me shumë pak trimëri.

Ejani! Ejani, por ruani distancat e domosdoshme, - i urdhëroi zoti Ali.

Zunë vend si çapaçulë. Nuk ua donte zemra, të pranonin ,se takimi pas aq shumë kohë,të ishte ugurzi .Në atë panik ,zoti Ali ende i qeshte fytyra. Coli ,me Lolin hidhnin shikimet sa të pronari ,aq edhe te i plotfuqishmi i lagjes. Zoti Ali gjithnji e ka mbajtur veten për të madh. Me ligjin e ri kishte të drejtë të hapej më shumë. Nuk po kuptonin qendrimin e Aldos. A qe i frikësuar nga zoti Ali, a po bashkëpunonte me atë !? Kjo pyetje e brënshme i hutoi shokët. Me veshtrim përpelitës nisën të akuzojnë njëri-tjetrin, se kush e ka fajin,që u futën ,me këmbët e tyre, në lokal. Larg u dëgjua një sirenë policie. Me kalimin e sokondave ushtima e saj rritej.

Qeveria ka punuar shumë mirë për parandalimin e hapjes së pandemisë. Me Skenderbeun në krye do të shkojmë nga fitorja, në fitore,- u fut Coli krejt papritmas.

Nuk u dëgjua krejtë qartë,se furgoni i policisë sapo kaloi përballë lokalit ku qenë strehuar trimat.

A je mirë Col me mend e kresë?- e pyet Loli i shqetësuar, ndërkohë sirena po ndjehej më pak , e më pak

Bëji amin fjalëve të mia, se të del më mirë!- ia kthen Coli.

E pse?- e pyet Loli,i bindur, se miku i tij më i mirë,i braktisi binarët e arsyetimit.

Dëgjoje shokun, se di diçka ai! -e çorjentoi zoti Ali - Lolin.- Ju njohim për trima, ndërsa ju po qendroni si trumcakë.

Po ky që na ftoi, a do të jetë në një qeli me ne?- e pyet Coli zotin Ali.

Nuk po jeni pak dy, pse kerkon t’i bësh tre?- ia kthen zoti Ali.

Për të na mbatjur me raki ,e duhan në qeli,se unë me Lolin nuk kemi takat t’i përballojmë shpenzimet e izolimit.

Ju dilni zot vetes, se Aldon e mbroj unë,- foIi me vendosmëri zoti Ali.

Çfarë kam bërë, se ende nuk po marr vesh?- pyeti me shpirtë Loli.

Kemi thyer karantinën , mor i marrë,- ia kujtoi Coli.- Prandaj të porosita t’u bësh amin fjalëve të mia, kur sirenat e policisë qenë larg, me qëllimin të ulim sa më shumë vitet e burgimit. Apo e kam gabim zoti Ali?

E sa është dënimi maksimal për këtë faj?- i pyet me sinqeritet Loli.

Deri në tetë vite burg, apo jo zoti Ali?- e turbullon krejtësisht Coli Lolin.

Shumë e saktë,- përgjigjja e zoti Ali e bëri krejt kubël Lolin.

A jeni takuar ju të dy,gjatë kësaj kohe?- e pyet Loli Colin.

Për shpirtë të nënës, sa të kam takuar ty,kam takuar edhe zotin Ali,- e vulosi Coli me benë, që dihet se nuk gënjen kurrë.

Beji amin fjalëve të shokut, se me atë deklaratë ai i uli në vend tre vite burg,- me veshtirësi zoti Ali mbante të qeshurën.

Amin! Pesë vite burg nuk është se mbesin pak,- i doli nga shpirti Lolit.

Duke parë, e duke dëgjuar, mund të keni ulje tjera gjatë rrugës. Pse jemi miq të vjetër, do të mundohem t’u ndihmoj në maksimum.- foli zoti Ali me zë të ulët.

Çfarë deshironi t’u sjell?- i pyet Aldo.

Helm, e ne na raftë pika!- mallkoi Loli.

Zotil Ali ,me Aldon nuk e mbajtën më brënda të qeshurën.

Kafetë e rakitë e para i keni nga unë,- dhe Aldo u largua në drejtim të banakut.

Me këtë veprim bujar tëndin, a ka zbritje , në dënimin tonë?- i rri gati Coli.

Eshtë kompetencë e zotit Ali, ajo punë, - përgjigjet Aldo nga banaku.- Për ndërhyje nga ana ime, edhe atij po i sjell të njëjten porosi .

Erdhi Aldo me tabaka në dorë. U vuri përpara edhe kafetë, edhe rakitë.

Ta çojmë një shendet për ne ,se kemi kohë pa u takuar,- ngrejti dollinë Aldo, sa u rehatua në karrike.

Nuk kërkova raki, por helm !- ushtoi zëri i Lolit.- E kam provuar njëherë. Për një dopio raki ,ndënja në arrest për tre ditë .

Ishe në timon, prandaj ta bënë gjëmen,- e thumbon Coli.- Besoj se nga këtu nuk do të shkosh me makinë në shtëpi,se psesë metër larg e ke. Ndeshe atë dreq gotë, se kemi kohë pa u takuar!

Me ligjin e ri, policia po i ulka bajagi shpenzimet , apo jo zoti Ali?

E pse zoti Lol?

Me këtë ligje nuk ka më nevojë për tuba, apo për paisje që ta masin përqindjen e alkoolit në trup. Sa të shohin në rrugë, e urdhëron shefi policin: “ Lidhe qenin, se ka thyer karantinën!

E kemi bërë si gjermanët ligjin,- ia kthen zoti Ali.

Mesa din unë, në Gjermani avokatët , prokurorët, gjykatësit janë gjermanë, e jo shqiptarë,- e tha Loli konkluzionin ,kinse u mendua shumë.

Shumë e vertetë. Nuk ka pse të jene juristët shqiptarë në Gjermani,- u fut Aldo me dhëmbët jashtë.

E ku do me dal ti?- e cyt Coli Lolin.

Zoti Ali! Me këtë ligj po u bëkan rahat avokatët, prokurorët , edhe gjykatësit,- e vulosi me të tijën Loli.

Ti e ke mik kryetarin e gjykatës,- ia kujtoi zoti Ali.

E vertetë. Kur dola nga qelitë tuaja, pas vendimit të gjykatës, më hengri …. ,e i thashë prokurorit: ”Pse kërkove të më dënoje me burg?” A e dini se si mu përgjigj?:” Nuk e dinja se ke mik kryegjykatësin. Po më dole më në shteg, do të vë në shpinë avokatin! Të jap fjalën e burrit, se në gjykatë nuk të çoj më!”

Me këtë deklaratë, për drejtësinë, ia shtove vetes tre vite burg,- ia kthen zoti Ali.

Unë lavderova policinë, se atë po kam përballë. Që ta pi këtë gotë raki, që mos u piftë, sëpaku sot të bëjmë një kompromis me Policinë e Shtetit.

E cili është kompromisi zoti Lol?

Pasi ta pimë këtë teke, nga unë, keni edhe nga një dopi raki ,me kushtin , që sot policia ta kalojë ngjarjen e papelqyer me këshillim si për mua,edhe për Cilin . Ne betohemi si burrat, se nuk e thyejme më ligjin e ri,- e tha me seriozitet Loli.

Po porosinë e parë pse nuk e paguan!- e thumbon zoti Ali.

Nuk dua të ofendoj Aldon, se vetë i hëngri … .. , goja.

Afron pak!- e nxiti zoti Ali.

Edhe katër dopio nga unë, se po më pelqen kompromisi i Lolit,- ndërhyri Coli në mbeshtetje të shokut.- Për herë të parë, ma mbushi mendjen, se ka ca mend shoku im.

Qe ta pimë ketë raki me qejfë, po shtoj edhe unë një kërkesë,- foli me seriozitet zoti Ali.

E cila ështe kërkesa jote?- e pyetën shokët një zëri.

Po nuk me latë të paguaj sot, nën përgjegjësinë time, u përcjell unë në shtëpi! – propozoi zoti Ali.

Nga të tre ,në vend, u miratua kompromisi i zotit Ali. Kaq u desh ,të shpengoheshin nga frika. Ne fillim Coli ,me Lolin gërgisnin njëri -tjetrin. Loli nuk e mbante mend nëse i ka ngrënë, apo i ka pirë pesë litra raki, e dy kilogram duhan, në karantinë. Për të blerë gjysëm kilogram helm , u bë trim. Kjo që arsyeja pse doli nga shtëpia.

Si më the kur ishim jashtë?- e pyet Coli Lolin.

Je bërë më i bukur.

Me the se do të përpiqesh, të më gjeshë nuse, për të mos e mbajtur më plakën që kam në shtëpi,- kujton Coli fjalët e Lolit.

Nga shendoshja, i është dukur vetja më i bukur. Kur ka dëgjuar në televizor, se sivjet dasmat do të bëhen online, ka vendosur të ndaj plakën, për të gjetur një nuse të bukur. E hapi thesin Coli. Nga ndryshimi çerës së fytyrës, të tre dëgjuesit e panë mirë se i erdhi fantazia .Instiktivisht panë sahatin e lokalit. Nisjen e fiksuan, por kur do të ndalonte Coli, këtë nuk e parashikonte dot as Loli.

E ka urdhëruar djalin, t’i hapte internetin, në faqen ku mund të gjente grua online.I paska dalë ne monitor një xepkë nga Amerika Latinë. E bukur,e brishtë, belholla e kishte numrin e gjoksit sa të vitheve. Sa bukur kërcente lambadë! Ajo, sa ka parë bukuroshin shqiptar, është marrosur pas tij. Në këtë lezet e ka gjetur nusja para kompjuterit.

Ku e njeh ti këtë bukuroshe, që po i bën kaq karshillëk?- e ka pyetur nusja.

Sapo e ndamë fjalën që te martohemi online,- i është kthyer Coli.

Pa më ndarë mua, shteti nuk të bën martesë ligjore, more pusht,- i hakërrehet e shoqja.

Nusen e ka ngacmuar,se pas shfaqjes në ekran, e ka prezantuar te xepka si nënën e vet. Nusja, me zë të lartë, mundohej t’i tregonte bukuroshes , se nuk ështe nëna e tij, por e shoqja, me të cilin ka pesë fëmijë.” Sa e merrja unë vesh gjuhën e nënës së saj, aq na merrte veh edhe ne ajo.”- e zbukoronte Coli . Nusja, kur e pa, se ajo ankohu,dhe xepka vazhdonte të qeshte me zë të larte, gati sa nuk i kanë ikur mend e kresë. Në kohën, që po i kërkonte ndihmë të birit, të fikte kompjuterin urgjent,se ju marros i ati, ka nisur t’i shkulë flokët me shumë vullnet Colit.

Shyqyr që erdhi djali shpejt, dhe e fiku kompjuterin,se ajo marrokja ime,do të më linte pas asnjë flok në kokë,- e mbylli Coli fantazinë.

Ti po bën lojra me mua?- e pyet Loli në mënyrë habitore.

Natyrisht bëj humor vetëm me ty. Ku ma mban të bëj të tilla shaka me nusen. Nuk kam ndërmend të mbetem qeros. A me the jashtë, se do të me gjesh nuse? O marrok! Kush na e var më ne neve?T’i shtrengojmë plakat fort, sa tani në pleqni na nevoitën me shumë!- e mbylli Coli kisne me seriozitet.

E kam thënë me kohë. Ky dy gisht ujë don,se e fillon notin si të jetë në mes të oqeanit,- qeshte me vete Loli.

Atmosfera u ndez. Përveç rakisë ,e porositën Aldon të sillte ca djathë, edhe sallam, për të ruajtur aciditetin e stomakut. Zoti Ali i kërkonte sa më shumë hollësi Colit, në përshkrimin e xepkës. Aldoja deshironte të dinte më shumë për konfliktin me plaken. Loli në vazhdimësi pohonte:” Po ju gënjen horri!” Nga izolimi i gjatë, ndjenin nevojë, të qendronin sa më pranë njërit-tjetrit. Meqë gënjeshtrat qenë me humor, dhe nuk përgojonin askënd, asnjëri nuk e shihte të arsyeshme t’i ndërpriste.

U kthjelluan , kur Aldo erdhi me tefterin ,e stilolapsin në dorë, për të bërë llogarinë e shpenzimeve të ndënjes. Në fund hesapi doli bukurlart. Nuk mund t’I ndanin shpenzimet, se nuk mbahej mend ,se kush i ka porositur.

Pjestoi për katër!- urdhëroi zoti Ali -Aldon.

Jo! Pjestoi për tre! - ndërhynë Coli me Lolin, me një gojë.

Për katër të thashë!- e fiksoi zoti Ali.

Për tre, se ndryshe nuk bëhet!- u fut Loli si kryderr.

O për katër,ose ju dy zotëritë nuk fleni në shtëpi sonte, -nuk e mbajti më të qeshurën zoti Ali.

O Loli i marrë!- i therret Coli shokut.- Nuk bëhet lojra me qeverinë, në një kohë që propozimi i saj na bie edhe më lirë, edhe më mirë. Ne po paguajme gjoba vënd, e pavënd, dhe nuk bzajmë, apo jo zoti Ali?

Mos e kalo masën, se deri tani je mirë,- e ruajti sqimen zoti Ali.- Më përpara kam qënë banoriI lagjes, se oficer policie.Si ju, edhe unë kam shumë nevojë të rri me shoqërinë . Nuk u vjen gjë e keqe, se nga dobësia ime, e mbylli njërin sy policija.Çohemi tani,se më të vertetë u çmallëm !

Në çakerqejfë dolën nga lokali. Shkuan në shtëpi me këmbët tyre. Me arritjen shendosh e mirë ,gëzuan edhe gratë ,edhe fëmijët, edhe veten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat