Kërko çfarë të duash!

Kultura

Kërko çfarë të duash!

Nga: Zymer Mehani Më: 30 korrik 2020 Në ora: 09:04
Zymer Mehani

O vëlla,
kërko çfarë të duash!
Fjalë,
Besë,
Dashuri,
Shpresë !

Çfarë të duash,
vëlla kërko!
Respekt,
Nder,
Punë,
Vlerë!

Nëse je i pagjumë
Në kraharor të mbaj unë

I etur nëse je
Me lot etjen unë ta deh

Dhe vetmi nëse ndjen
Për shok vargun tim e gjen

Gjithçka,
vëlla më kërko,
Veç kombin kurrë mos e moho
As atdheun mos e braktis
Mos i shërbe kurrë pabesisë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat