Kalaja

Kultura

Kalaja

Lekë Imeraj Nga Lekë Imeraj Më 1 gusht 2020 Në ora: 10:02
Kopertina e librit

Nuk më kishte shkuar kurrë ndërmend se mund të kishte edhe më keq. Si mund të mendoja se mund të kishte më keq!?

Në dhjetor, kampin tonë e vizitoi kryekomandanti i kampeve të përqëndrimit, Iuvuz Begi, nga Velika Kladusha. Kjo do të thoshte shpresë për ne. Nëse ai burrë ndodhej në humor të mirë, i lironte, një apo disa gra. Ishte kohë dreke kur u hapën dyert e burgut. «Për hetim!» bërtiti një roje, me sa fuqi që kishte. Ua bëri me gisht pesë grave. Këtë radhë nuk më kishin harruar. Po zjeja e tëra nga brënda. Grupi ynë rëndte pas ushtarëve, për në dhomat e hetimit.

Në tavolinën e hetimit, mbretëronte Begi. Një burrë relativisht trupmadh, me flokë të zinj dhe mustaqe. E mendova se mund të ishte rreth të tridhjetave. I thelluar në mendime, shfletonte në dokumentet e tij dhe dukej sikur nuk po tregonte asnjë ineteres per ne. Pas pak ngriti kokën dhe secilës nga ne, i hodhi një shikim, nga koka deri tek këmbët. Kockë e lëkurë, të pista dhe plot me morra qëndronim ne të trishtuara, para tij. «Do të pyeteni veç e veç», tha ai. Na larguan përsëri nga dhoma. Pastaj roja na thërriste njëra pas tjetrës. Duke u dridhur e tëra ia kisha ngulur sytë derës. Doli e para. «Zot shyqyr! Erdhi fundi ! Unë do të shkoj në shtëpi!» tha ajo. Me shumë zor fshiu lotët nga faqet. Të njëjtën gjë tha edhe gruaja e dytë. Unë isha e fundit.

Lexo edhe: Shpërthimi i luftës

Me plot shpresë u futa në zyrë. Begi po merrej me sistemimin e dokumenteve në dosje. «Të lutem më prit jashtë», më urdhëroi ai mua. Në oborr ishte parkuar Jeep-i i tij. Shoferi ishte ulur në timon. Begi më hodhi mua një shikim të ashpër jashtë në deborë dhe më tha: «Hip në makinë!» Pa u dëgjuar fare, hipa në makinë dhe u ula në sediljen e pasme. Motori u ndez. «Unë po shkoj në shtëpi. Me siguri që do të më çojnë me makinën e tyre deri në Kladusha dhe aty do të më zbresin», mendova unë në atë moment. «Urdhëroni, ndizeni një!» i tha shoferi Begit duke i drejtuar paketën me cigare.

Mua nuk më interesonte fare se çfarë këmbejnë burrat me njëri-tjetrin për të thyer monotoninë e tyre. Mua më duhej që sa më shpejt të rrokja me krahët e mi nënën, Emirin, Goranën dhe Goranin. Udhëtimi, në rrugën e mbuluar me dëborë, ishte i rrezikshëm. Shikimet e mia qarkullonin në natyrën e bukur. Male, male dhe vetëm male. Rreth pas dy orësh arritëm në Kladusha. Në rrugë kishte lëvizje të pazakonta. Gjithësecili vraponte për diku. Thuajse të gjithë ishin veshur me uniformë. Vura re se makina doli nga rruga për në kryeqytet dhe mori një drejtim tjetër. U tremba shumë. Begi u kthye nga unë dhe më tha: «Ti nuk ke përse të trembesh. Nuk do të të ndodhë asgjë». Proçesi im sigurisht që ishte komplikuar nga thëniet e mia dhe gjendja në vendlindjen time, në B. Ndoshta po më çonin në një qendër tejtër hetimore, diku jashtë qytetit. Dhe nesër do të ulem në autobus për në K.

Lexo edhe: Zerina

Në Serpentinen makina filloi t’i ngjitet rrugës drejt malit lart. Tani e kisha të qartë se atje ishte një kështjellë e vjetër. Vazhdonim të ngjiteshim gjithnjë e më lart. Nga një derë e madhe u futëm në një oborr. Kur zbrita, thuajse rashë pa ndjenja. Një erë brisk e ftohtë më mbërtheu gjithë trupin. «Ec pas meje!» më tha mua komandanti miqësisht dhe u fut në kala. Isha pak skeptike por, me shpresë të madhe. Sigurisht që ai do të më tregojë mua në zyrën e vet një tekst, të cilin unë do ta firmosi. Pastaj unë do të isha e lirë, e lirë, e lirë!

Një shkallë e errët prej guri të çonte në katin e parë. Sipër shtrihej një korridor i gjatë. «Kjo është zyra ime», murmuriti Begi dhe hapi me çelës një derë. Përsëri një dhomë pa dritare. Ndoshta nga kjo, brenda, ishte shumë ngrohtë. Dikush kishte përgatitur në bufe, plot me embëlsira, dhe pije të ndryshme. Nga ajo pamje, stomaku im filloi të çmendej fare. «Ulu », më tha komandanti. Pastaj më shërbeu një gotë lëng frutash dhe një pjatë me Croissant. Ishte një ëndërr për mua. Kur unë kafshoja me kujdes embëlsirat, Begi u shtri përballë meje si një pasha. Miqësisht më tha që të merrja sa të doja. Unë, megjithëse kisha urinë e ariut, nuk po haja dot as atë që kisha në pjatë. Stomaku im kishte harruar të magazinonte diçka aty brenda.

Lexo edhe: Ferma e pulave

«Unë do të të ndihmoj ty që t’i gjesh përseri prindërit e tu», më tha komandanti. E keqja e madhe kaloi, mendova unë. Ai do t’i ndreqte të gjitha punët e mia dhe çdo gjë të më shkonte mbarë, dërdëlliste ai, i shtrirë në kulltuk. «Aty, në anë është një banjo, mund të besh dush », më tha ai mua. Në atë moment dikush trokiti në derë. Një burrë me flokë të gjata bjond u fut brënda. Ai rrudhi hundët dhe tha si me shaka: «Uh, Cfarë është kjo! Në fermën e pulave e gjete këtë pulë morracake?» Komandanti u mbrojt duke e qortuar atë: «Mos i zbardh dhëmbët kot! Prit sa të lahet vogëlushja dhe pastaj do ta shikosh sa e bukur që është». Ndër të tjera, aty mësova se ai mashkulli, e kishte pseudonimin «Blasar». Doja të tregohesha miqësore.

Si babai, Begi, më ra në shpatulla dhe më tha: «Para se të shkosh në banjo, po interesohem që të të gjej diçka për të veshur». Pastaj të dy burrat dolën nga dhoma. Kur komandanti erdhi, më solli një fustan të hollë prej mendafshi dhe të tjera. Diçka që nuk shkonte për në dimër. Hamendësisht nuk kishin tjetër. Në banjo i hodha një sy vetes në pasqyrë. Dukesha e zbehtë. Rrathë të zinj poshtë syve. Disa pjesë të trupit ishin ngjyrosur me blu dhe të verdhë. Lëkura e trupit ishte e ashpër dhe e buavitur.

Lexo edhe: “Loja” therja

Çfarë ndjenje e jashtëzakonshme ishte kur përsëri ndjeva ujin e ngrohtë në trupin tim. U shkumova nga lart deri poshtë dhe i lava disa herë flokët e mi të ngjitur si me tutkall. Morrat binin një nga një në banjo. Nga trupi im rridhte vetëm ujë i zi, i zi, i zi. Me siguri që u lava më shumë se një orë në dush, deri sa uji filloi të dukej normal. Me shumë dëshirë, pas kësaj, do të isha shtrirë në vaskë. Një gjë të tillë nuk guxoja ta bëja. Ndoshta do ta zemëroja komandantin po të qëndroja aq gjatë në banjo. Vesha pantallonat dhe kanatjeren. Fustani ishte shumë i madh për mua. U ndjeva si në përrallë.

E pastër dhe plot erë të mirë u futa në zyrë. Begi me shumë mirënjohje vërshëllei nëpër dhëmbë dhe më pyeti nëse doja të pija ndonjë gjë tjetër. «Me shumë dëshirë», u përgjigja unë me zërin plot. Më në fund kishte mbaruar ëndërra e tmerrshme. Ky komandanti dukej një njeri shumë i arsyeshëm dhe mirënjohës. Ai u ul pranë meje në divan. Menjëherë u afrua nga unë dhe me zërin e embël filloi të thoshte se unë kisha flokë dhe sy të bukur. Pastaj më mbërtheu me duar dhe provoi të më puthte. «Jo!» i thashë unë fort dhe u largova në anën tejtër. «Mos ki frikë! Unë vetëm dua të të tregoj diçka që ti nuk e njeh», më tha ai.

Lexo këtë: Përdhunimi

Ai provoi përseri të më puthte. Unë kundërshtova dhe ktheva fytyrën nga muri. Me të dyja duart ma mbërtheu kokën fort, si me darë, dhe i ngjeshi buzët në buzët e mia të mbyllura. « Jo, të lutem! Më ler të shkoj! » iu luta unë duke qarë me të madhe. M’a grisi fustanin rozë në copa dhe më shtriu në dysheme. Këtë rradhë nuk e pranova aq thjeshtë poshtërimin. Isha më e fortë se në rastin e parë. U mbrojta me këmbë dhe duar. Begi më grisi të mbathurat. E gërritha fort në fytyrë. Dy apo tri herë komandanti më qëlloi në fytyrë. Pastaj hoqi pantallonat e uniformës dhe u hodh sipër meje. «Jo, jo, jo», vazhdoja të bërtisja unë. U mbrojta sa munda por, nuk ia dola dot. Ai e bëri që e bëri, ia doli.

U ngrit me një të kërcyer. Filloi të më qëllonte me një tërbim dhe inat, shumë më të madh, se më parë. «Ti kurvë e keqe! Pse mbrohesh kur nuk je më e virgjer?» filloi të bërtiste ai. Për kaq ai do të më vrasë mua. Më mbërtheu fort poshtë sjetullave, më ngriti lart dhe më rrotulloi nëpër dhomë, sikur të isha një kukull e vogël. Më përplasi pas bufesë. Një numur i madh piatash dhe qelqurinash ranë në dysheme dhe u bënë copa. Në copat e xhamave dëmtova një damar gjaku në gisht. Gjaku rridhte si fontanë. Kurrsesi nuk ndalonte.

Kur Begi pa plagosjen time, e ndryshoi menjëherë tonin. Me një zë shumë të embël tha: «Çfarë të ndodhi, e vogla ime?» Më solli një leckë të madhe për të mbështjellur gishtin. Më ngriti në këmbë, më uli në divan dhe më vuri një gotë ujë përpara. «Të dhemb akoma?» deshi të dinte ai. Unë heshta. Krahu më ishte ënjtur. Gishtat nuk i lëvizja dot më. Ndjeja dhimbje në gjithë trupin. Komandanti sillej sikur e gjithë kjo nuk kishte të bënte fare me atë. Ishte e pamundur që unë ta mbaja veshur atë fustan të grisur. Ai donte të më blinte menjëherë diçka tjetër për të veshur. Pas një gjysmë ore më solli një bluzë dhe një palë pantallona të shkurtër. Pantallonat më vinin deri tek mollaqet e prapanicës. Duke më shkelur syrin u largua nga unë. «Mos u bëj merak! Pas pak do të kthehem!»

Ashtu, si e trullosur, u shtriva mbi divan. Akoma vazhdoja të shpresoja në lirimin tim të menjëhershëm. Me siguri që do të shfaqet një njeri normal dhe do të më çojë në shtëpi. Si në një kamardare shpëtimi mbërthehesha unë në këto mendime. Kur u kthye komandanti, u soll aq mirë me mua, tamam ashtu siç i takonte një burri të moshës së vet. Megjithatë, ai tip, ndryshonte aq shpejt, si moti. Me plot merak kruajti ballin dhe tha: « Leila e shkretë, gjithçka do të bëhet shumë shpejt mirë!»

Pas pak minutash, pa trokitur fare, u fut «Blasse» në dhomë. Me sa dukej, Begi, e priste atë. Pa thënë asnjë fjalë, përbindshi, më hodhi në dysheme dhe më përdhunoi. Me ndërgjegjen më të qetë, komandanti rrinte ulur në kolltuk, tymoste cigaren, pinte lëng frutash nga gota dhe shikonte direkt tërë skenën e përdhunimit. Si e çmendur, fillova t’i bija vetes me grushta. «O Zot, më ndihmo! Deri kur më kështu !» lutesha unë. Me atë mbaroi gjithçka shpejt. Ishte me fat. Nuk e kundërshtova, jo se nuk doja por, nuk munda. Megjithatë çdo kundërshtim ishte i kotë. Kur «Blasse» po dilte, më kërcënoi: «Do të vi prap tek ti».

Afërsisht edhe pesë ditë qëndrova në atë dhomë. Kohën më të madhe e kaloja në banjo, me fytyrë mbi çelsin e banjos. Komandanti më përdhunoi edhe dy herë. «Më ler të shkoj tek nëna!» i lutesha unë atij. Këtë rradhë ai nuk më rrahu aq keq. Duke qarë e fërkoja trupin poshtë dushit por, pisllëku nuk hiqej se nuk hiqej. Gjithë frikë vishja pantallonat e shëmtuara sipër. Si mund të shpëtoja prej aty!? Në majë të gishtave përgjoja nga dritarja e banjos. Flokët e dëborës vallëzonin nga qielli. Nga dritarja e banjos, mundesha të shikoja oborrin e brendshëm. Oborri ishte plot me ushtarë, të cilët flisnin me njëri-tjetrin.

Gjithë natën dritat ishin të ndezura. Vazhdimisht komandanti zhdukej për disa orë. Kur dilte, pa e futur ai çelsin mirë në derë që ta mbyllte, ngrihesha dhe kontrolloja gjithë tavolinën e tij, me shpresë se do të gjeja ndonjë dokument për mua apo për gjendjen e luftës. Asgjë, me përjashtim të disa gazetave dhe letrave të pavlerë. Dokumentet e rëndësihëm, Begi, i kishte siguruar në kasafortën e hekurt.

Komandanti më blente rregullisht ushqime dhe pije. Pastaj ulej pranë tavolinës së punës, ndizte një cigare dhe merrej me dosjet e tij. Nga një herë, flinte duke gërhitur fort, në kolltukun e vet. Diku aty, sa më larg tij, ulesha unë në një kolltuk tjetër. Me shumë kujdes regjistroja çdo lëvizje të tij. Vazhdimisht më hidhte shikime drejt në sy dhe më qortonte si një femijë të vogël se kisha ngrënë marmelatë fshehurazi. «Ti më kë sjellur shumë telashe. Nuk e di se çfarë duhet të bëj me ty. Si mund të të heq qafe?» Shpesh ai fliste nga vetëvetja: « Leila, më vjen keq por, më duhet të të vras».

Kjo ndodhi në ditën e pestë./Vijon

Përktheu: Lekë Imeraj - shkrimtar, përkthyes, publicist

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat