Panorama jehonike e kreshnikëve

Kultura

Panorama jehonike e kreshnikëve

Nga: Sali Leka Më: 19 gusht 2020 Në ora: 08:30
Sali Leka

Gushti muaji i zhegut, por edhe i belegut.

Me vap e nxehtësi në çdo cep të globit.

Përtej malit Uralit e matanë gjigandit Rodit.

Unë shkruaj e tregoj për kreshnikët e kombit e atdheut.

Këndoj e jehoj me ata që kanë guximin e strategut .

Edhe me ata që janë me betimin e kushtrimin e Skenderbeut.

Edhe me ata që admirojnë krenarinë e vital viganikëve.

Vlerësojnë e trashëgojnë lavdinë e fisnikëve e të sojnikëve,

Kreshnikë kishte e ka shumë, strategji ishin e janë pak.

Në botë ka frikacak, pisanjak, kaotike alabak.

Ishin e janë pa sedër, pa dinjitet as merak.

Frikacaku e alabaku janë monstra pa jehon as krenari.

As kan bër asbëjnë mirësi,as shkëlqim e mrekulli.

Kombi shqiptar vigan aderik në mejdan e bajrak.

Me djem e burra kreshnik të betuar me konak e taprak

Qelibar bardhak e fisnik të dashur me sinur e cak.

Kombin e duan em brojnë me shpirt, zemër e gjak.

Po e shkruaj poezinë me betim e admirim!

E këndoj me gëzim, iradin e pa ndalim.

Edhe do ta këndoj, deri në Everest do të shkoj!

As kam përtuar, as përtoj, as ndaloj.

Nuk jam alpinist por në male vrapoj e ngjitem.

Banoj në qytet, por në kodra e pllaja dal e zbavitem.

Aty kam lindur jam rritur , aty argëtohen e mahnitem.

Kënaqem, aftësohem, shëndetsohem e vitalizohem.

Kur shikoj pamjen klimatike e gjeografike të Atdheut.

Por akoma më fort fuqizohem e lartësohem.

Kur sodis panoramën jehonike të kreshnikëve.

Edhe krenarinë eposike të vitalviganikëve.

Me lavdinë jetike të strategëve të kombit.

Arbo – Iliro - Albanez.

Shekull mbas shekulli të admiruar të shkëlqyer .

Me histori kushtrimtare në gadishullin Ballkanik.

Heroike aderike mijëravjeçare shembull e model i pëlqyer.

Për ata që banojnë e jetojnë në Mollos e Peleponez.

Në dy anët e detit Jon e Adriatik .

Edhe pë rata që ishin e janë azgan serbez.

Edhe për ata që Atdheun e kanë të Shenjt e hak.

Që ishin e janë fis e taban solid me oxhak.

Në itali quhen Arbëresh e Kalabrez.

Në Greqi quhen Arvanitis, Epirotik Thesprotik.

Luftëtarë të inkuadruar e guximtarë shembullorë.

Të bashkuar gjoks më gjoks e të rreshtuar dorë më dorë.

Besimtarë sojnikë të dalluar e teuratik hyjnorë.

Kombi shqiptar ka shumë kreshnikë viganikë në shekuj.

Edhe dijetarë fisnikë vizionarë si hasretë e dyshepuj.

Çdo sekond e minut, i kujtoj, i kam kujtuar i betuar!

Çdo orë e çdo ditë me kreshnikët krenohem e jam krenuar.

Mos të ishin kreshnikët, nuk kishte histori me u shkruar.

As poezi eposike jetike me i kënduar.

O lum ata që trashëgojnë sedrin e lavdinë e kreshnikëve.

O lum ata që admirojnë krenarinë e jehonën e fisnikëve.

Mos të ishin kreshnikët e vitalviganikët.

Njerëzimi do të jetonte i zhytur në marrëzi e batërdi mizore.

Do të vdiste i mbytur në pellgje të pista horror e moçalore .

Historia triumfatore e Gjergj Kastriot Skenderbeut.

Edhe Mojsi Golemit kreshniku e besniku i kombit i Atdheut.

Shumë më e madhe se ajo e Herkulit, Akilit, Hektorit, Eneut.

Që u gremis, u bitis në brigjet e Bosforit Egjeut.

Historia eposike e Gjergj Balsha shkodranit.

Shumë më e madhe se historia Car Stefan Dushanit.

Kombi serb i ka zmadhuar enklavat ballkanike.

Që ka sunduar Car Stefan Dushani.

Por në Shqiprinë Arbnore iliro pellazgjike.

Kilkat mizore anti kombëtare, antiatdhetare.

Krahinat autoktone i kanë zvogëluar.

Edhe trevat e nahijet etnike i kanë pakësuar.

Që kanë drejtuar Gjergj Balsha Shkodrani.

Edhe tosku Ali Janin Mezhgorani.

Historia Thesprotike e Ali Janin Mezhgoranit.

Shumë heroike se ajo e anadollak otomanit.

Edhe Sulltan Sulejmanit, e vezirit e kajmekamit.

Historia e Shën Konstandinit, teuratiku bizantinit.

Shumë më e madhe se historia e Gjylistan Divanit.

Edhe Yleman Nastradinit.

Erdhi në Qathan takoi bariun me dele.

Doli në manastir por nuk shkoi në Dardanele.

Historia e Teutës teuratike mbretëresha durrsake eposike.

Edhe princesh Argiro viganesha e fratesha epirotike.

Shumë më e madhe se historia e Semiramidës mbretëresha e Babilonisë.

Edhe e princesh Adisa Abeba, hasrete kristiana e Abisinisë.

Edhe Kleopatra fareonike mbretëresha egjyptiane misirike.

Ngjarjet e lashta shembullore pellazgo iliro arbnore.

Duhen shkruar e treguar botës njerëzore.

Në dy hemisfera lindore e perendimore.

Duhen kujtuar e festuar me ceremoni madhështore.

O lum ata e ato që gëzohen e do të gëzohen.

Kur shohin trevat e krahinat e atdheut.

O lum ata e ato që krenohen e do të krenohen.

Kur njohin kreshnikët e vitalviganikët e kombit.

Kreshnikët e vitalviganikët i nderojnë të betuar.

Ata që ishin e janë fisnikë sojnikë të admiruar.

Panorama jehonike eposike e kreshnikëve.

Do të shkëlqejë aderike e lartësuar shekull mbas shekulli.

Çdo komb krenohet me strategët e kreshnikët e vet.

Po shqiptarët e sotëm a krenohen me dinjitet?

Që të krenohesh duhet të jesh dinjitoz!

Që të jesh dinjitoz duhet të jesh virtuoz!

Vyrtyti e dinjiteti janë mbi të tëra cilësitë.

Të shpëtojnë nga ligësitë, të largojnë nga peripecitë.

A janë pakësuar kreshinkët e dinjitozët në Shqipëri?

Kësaj pyetje i përgjigjen ata që janë ilminik me vizion e dituri.

Edha ata që janë iradinik me jehonë e krenari.

Jehona e krenaria janë me vlerë e dobi më shumë se pasuria.

Janë mirësia, harmonia, shkëlqimi, përparimi, mrekullia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat