Dasma

Kultura

Dasma

Nga: Adem Bytyçi Më: 27 mars 2021 Në ora: 10:37
Adem Bytyçi

AVeshi dëgjon tingullin

Tingujt formojnë këngën

Lulja tërheq vallen

Krisma e tupanëve

Jehon bjeshkë e male.

 

Shpirti mërgimtarit

Trishtohet n'ënderr

I shtihet se dëgjohen

Krisma e tupanëve

Kënga malësore

N'fusha dhe male

Përshëndetia krushqve

N ‘Dasmën shqiptare.

 

Posa e lëshon ankthi

Lotët rrëkej i shkojnë

Traditat e t'parëve

Me mall i kujton

Rreshtatë e dorsmorëve

Shpirtin i'a qetësojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat