Koha s’ndalet kurrë!...

Kultura

Koha s’ndalet kurrë!...

Nga: Sami ARIFI Më: 25 tetor 2021 Në ora: 11:37
Sami ARIFI

Dritë e terrr dhe shkëlqësi,

stinët sjellin borë e shi!

Ftoftë e nxetë,

nuk ka kush që i ndërpret!

 

Forcë tërheqëse n’galaksi,

n’sistem diellit qëndrojnë gjithnjë!

Lëvizje t’lejuara do vazhdojnë,

gjerësa energjitë nuk shterrojnë!

 

Po shterojë energji e diellit,

çrregullon planetet e qiellit!

Sa më shumë t’mbajmë drejtësinë,

do të kapemi për gjithësinë!

 

N’orbita të lejuara gjejmë stabilitet,

si atomi me planetë!

T’zgjasim jetën n’atdhe,

gjenerata re t’na urojë ne!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat