N’kujtesë!

Kultura

N’kujtesë!

Nga: Adem Bytyçi Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 18:16
Adem Bytyçi

Hamallishta mal i shpesh,

gjithmonë t’kam n’kujtesë, 

rrugës vjetër t’moshës re,

n’vlug t’etjës për një jetë.

 

Rrugë e gjatë nëpër mal,

shkollë e shpresës në Nishor, 

ardhmeria e një brezi,

mundin n’dije e  mrekullon!

 

Trupa t’vegjël mendje ndritur, 

diamant identitetin,

lule t’bukura të një brezi ,

i një vendi n’Therandë…

Dardanin thonë e kanë nënë,

historinë e t’parve tonë,

kurr për jetë sado ta harrojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat