Skënderbeu

Kultura

Skënderbeu

Nga: Adem Bytyqi Më: 17 janar 2022 Në ora: 15:16
Adem Bytyqi

55O vite më parë

U nda nga jeta Skënderbeu

Heroi i ynë kombëtar

T'cilin sot e kujtojmë 

Me shumë respekt dhe mall.

 

Është e pa falshme 

Për Evropën.

Nëse  sot nuk ka fest

Për t'kujtuar  Skenderbeun

Herojnë e saj  t'vërtetë.

 

Skënderbeu nuk vdes kurrë

Atë e mbron civilizimi Evropianë 

Të cilin e mbrojti me shpatë n'dorë

 Që mos t'bytej për gjithmonë

Nga ushtritë barbare 

T'përandorisë Osmone.

 

Sot do të duhej të kishte festë

N 'Bruxel  e Tiranë

Në Shkup e Tetovë

Prishtinë  e Gjakovë

N'Ulqinë  e Preshevë

Kudo ku ka shqipëtarë

Për  ta Kujtuar  

Gjergj Kastriotin-Skënderbeun

Heroin tonë kombëtar

Profetin e shqiptarëve

Qofshin ata të krishtërë 

Apo muslimanë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat